Këlliçi: Arrestimi i Veliajt s’është drejtësi, ajo do të bëhet nëse ai dënohet për incineratorin apo “5D”-në
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 11:50
Për Drejtuesin Politik të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ende nuk është bërë drejtësi, edhe pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas tij, Veliaj do të duhet të ishte nën akuzë edhe për një sërë skandalesh si incineratori i Tiranës, apo edhe dosja famëkeqe e vjedhjeve nga drejtorët e Tiranës përmes kompanisë “5D”.
