Koka: Arrestimi i Veliajt bashkoi shqiptarët, është fundi i merituar i një prej figurave më problematike në politikë…
I ftua në Syri tv, gazetari Bledian Koka duke komentuar arrestimin e Valiajt tha se ajo që ka ndodhur ditën e djeshme është një realitet i ri
Bledian Koka: Realisht, ajo që ka ndodhur ditën e djeshme është një realitet i ri ne raport me veprimin e institucionit të SPAK. Unë kam një analizë timen, që thotë se presioni i lartë zien edhe groshët. Sepse të gjithë po pyesim, çfarë ndodhi.
Dhe në fakt SPAK-u i është përgjigjur presionit që është ushtruar, po të doni që prej krijimit të vet se nuk po godet asnjë që ishte me pushtet dhe i lartë në qeveri dhe që është ne zyrën e shtetit.
Dhe dje ky lloj dyshimi ka rënë që kishte në raport me SPAK, ka rënë sepse Erion Veliaj u mor ne zyrën e tij. Unë jam kundër çdo lloj shpërfaqje si ajo që ndodhi me zotin Meta, që është një kafshëri totale por që ne thelb po ta mendojmë mirë, nuk është vepër e SPAK, sa është vepër e policisë se Ilir Prodës me shokë.
Kështu thjesht duhet të ndajmë momentet dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh realisht. Arrestimi i Erion Veliajt është fundi i merituar i një prej figurave më problematike që ka patur ndonjëherë politika shqiptare. Në politikën shqiptare kanë kaluar shumë personazhe, shumë njerëz, shumë servila, por njerëz të cilët kanë bashkuar shqiptarët në një ditë të vetme për fatin e tyre dhe fundin e tyre tragjik, sepse realisht arrestimi dhe fundi i një karriere është një fund tragjik, që ti gëzojë dhe bashkojë gjithë shqiptarët, unë vetëm Erion Veliajn kam parë. Dhe kjo i thotë të gjitha për figurën dhe për personalitetin e tij.
Dhe kjo sigurisht që unë mendoj se kjo është gjeja që nuk duhet harruar. Sigurisht që sot është një ditë e vështirë për Partinë Socialiste, se ajo pamjet e djeshme e deputetëve që mbyllnin gojën përballë një fakti skandaloz, sepse realisht është ajo narrativa se do të dali, se edhe Erioni ka ngrënë prapa krahëve të Edi Ramës dhe do paguajë koston. PS është në një moment të vështirë. Ndërkohë që mendoj se ky është momenti më i mirë i PD. Sepse janë momente që nuk mund të mos ndikojnë në aspektin elektoral. Unë nuk e përjashtoj aspak faktin që arkitekti i fitores se Trump mund të këtë sjellë ndryshimin e narrativës së SPAK. Dhe mendoj që SPAK ka ridimensionuar veten ne raport me logjiken sidomos pas fitores se Trump. SPAK nuk duhet të bëhet palë në zgjedhje. Dhe me atë që bëri dje po mundohet të thotë diçka të tillë.
Ndërkohë Kryetarja e komisionit të ligjeve ndërhyn dhe intimidon dëshmitarët. imagjinoni se çfarë njerëzish ka kjo mazhorancë. Ku kanë përfunduar…

