Shehaj: Erion Veliaj nuk u arrestua për 5D, incineratorin e Tiranës, shembjet e qytetarëve, shembjen e Teatrit, apo...
Arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj e sheh si ‘vrasje politike’, një goditje sipas saj e ardhur nga kryerilindasi Edi Rama.
E ftuar në Syri Tv përmes një lidhje me skype, Shehaj tha se ishte vendim i Ramës për të goditur Veliajn, si pasardhësi i mundshëm i Rilindjes.
Sipas Shehajt, në dosjen hetimore ndaj Veliajt nuk kishte asgjë, veç atyre të denoncuara nga emisioni PLUG në Syri Tv, ndërsa për dosjen 5D, inicneratorin e Tiranës dhe shembjet e tjera që janë bërë në kryeqytet, përfshirë ehde prishjen e Teatrit Kombëtar, Veliaj del ‘i pastër’.
Veliaj është arrestuar për emisionin e Plug dhe për garniture i hedhin popullit, lajmin e blerjeve të rrobave të Ajola Xoxës. Ajola vjen nga një familje e kamur, ka një mbiemër. Po këto të tjerat që kishin 500 mijë euro në shpi…?! Në dosje ishin OJF-të dhe komopanitë e denoncuara.
"S’ka hetim aty, Veliaj është goditur se Rama vendosi se duhej të goditej. Duhej vrarë pasardhësi, që deri dje e ka përkrahur sekti, jo vetëm paratë e ambasadës amerikane, por edhe shtete të tjera kanë financuar. Që Rama të zgjasë jetën e tij, vrau numrin 2, s’ka pasardhës sot në Rilindje, keni ngec me mu thotë shefi.
Pretendentja tjetër, Belinda Balluku s’përbën rrezik se arrestohet vetë për shefin. S’është Erjoni që u investua qindra miliona euro nga Soros, nuk u vra për 5D, inicneratorin e Tiranës, shembjet e qytetarëve, shembjen e Teatrit. Nuk di më çfarë dokumetesh kanë mbetur, për të çuar Adriana Kalaja për teatrin.
Kur ty po të hanë mollën e dardhën i thua Ministrisë së Financës që bëj adutit në Bashkinë e Tiranës, Këshilli i Ministrave e ka detyrim ligjor ta monitorojë", tha Shehaj.

