"Nëse e bëjmë te Harabel i bie ta bëjmë sponsorizim"/ "Remetal" e Elman Abules fatura edhe për teatrin e Operas

Në dosjen e SPAK ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj janë zbuluar komunikime ku ekonomistja i dërgon dy fatura të prodhuara nga Rental shpk për Teatrin e Operas në vlerë 1.456.056 lekë dhe 2.241.864 lekë.

Adela Kondakçiu i thotë që, në mënyrë që edhe Rametal mos paguajë tvsh, faturat të mos bëhen tani në dhjetor.

Ekonomistja i pergiigjiet: Më mirë për ne me TVSH!!.

Në vijim Adela Kondakçiu e pyet: Po përshkrimet në fatura sa doni që t'i bëjmë? Ekonomistja ja kthen: KA NDONJE HAPESIRË TË NA I BËNI NGA HARABEL FATURAT?

Adela i përgiigjet: NESE E BEJME NGA HARABEL I BIE QE DO E BËJMË SPONSORIZIM. ESHTË DHE PA TVSH NË FAKT

Nga këto komunikime me së paku rezulton e qartë se faturat që lëshohen nga OJF e shtetases Ajola Xoxa janë fiktive në sherbimet që supozohet të kenë ofruar.

Në këtë rast, nga Rametal shpk kërkohet që nje OJF të leshojë faturë per një shpk si "Rametal" , por kjo duket e pamundur objektivisht, pasi nje organizate jofitimprurese mund të përfitoje vetëm sponsorizime nga subjekte të tjera private.

Akoma më qartë del qëllimi i bashkebiseduesve për te prodhuar fatura te cilat nuk pasqyrojnë realisht shërbimin e kërkuar dhe te ofruar, por sherbejne vetëm per te kaluar shumën e të hollave tek llogaria bankare e "Partners Law". Konkretisht , ekonomistja i pergjigjet Adela Kondakçiut:
Shiko, nese ju pret puna e bëjme pas pushimeve. Ne të kundërt beje nga PARTNERS. CA te them. Se nuk e di as unë tani. Adela vijon duke e
pyetur: Po të bëjmë faturë qira për pajisie nga një shkp? Jo Partnes dmth.

Edhe nga kjo rezulton e qartë se faturat qe do të lëshohen ne emër te "Rametal" shpk, nga OJF-të e kontrolluara nga shtetësja Ajola Xoxa, janë teresisht fiktive.

Ekonomistja i përgjigjet: Po edhe ashtu mirë eshtë.