Hoxha: Veliaj duhej të kishte masë sigurie që në momentin që nisen hetimet për inceneratorin e Tiranës
Gazetari, Julian Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se minimalisht Erion Veliaj duhej të kishte një masë sigurie që në momentin që kanë nisur hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Hoxha: Nuk më bind ende kjo drejtësi, ky SPAK.
Ky veprim i bërë së fundmi për arrestimin e Erion Veliajt për shkak se është një veprim shumë i vonuar.
Nga të gjitha skandalet nga të gjitha dosjet, minimalisht Erion Veliaj duhej të kishte një masë sigurie shumë kohë më përpara.
Minimalisht Erion Veliaj duhej të kishte një masë sigurie që në momentin që kanë nisur hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Sepse inceneratori i Tiranës e implikon drejtpërdrejtë Erion Veliajn.
Ai ka firmën e tij në këtë aferë.
Ka firmën e tij duke shkelur ligjin në të paktën 2 momente.
Ka firmosur dy shkresa të cilat i ka bërë pa miratimin e këshillit bashkiak.
Dosja ‘’5D’’ është edhe më skandaloze.
SPAK e ka copëzuar dosjen ‘’5D’’.
E ka ndarë atë në shumë fraksione.
Erion Veliaj ka rolin kryesor në këtë dosje.
Erion Veliaj ka dhënë dhjetra tendera për ish drejtorët e tij në bashkinë e Tiranës.
