Padia për shpifje, Vilma Nushi mungon në seancë/ Vokshi: S’do gëzojnë asnjë qindarkë të qytetarëve nga koncensionet abuzive
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi u paraqit sot në GJKKO.
Vokshi u paraqit për seancën ku Vilma Nushi e ka paditur për shpifje.
Padia mësohet se është ngritur pas deklaratave që Vokshi ka bërë si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e skandalit të “Sterilizimit”.
Në një deklaratë për mediat pass daljes nga GJKKO, deputetja e PD, Albana Vokshi tregoi gatishmërinë e saj për të dokumentuar me fakte e prova në gjykatë, deklaratat e saj për kontratat korruptive të Nushit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, tashmë me masë ‘arresti në burg’.
''U refuzua nga ana jonë pajtimi. Kemi kërkuar seancën e ardhshme të paraqitet znj.Nushi e për të dëgjuar pretendimet e saj dhe sarimet e mia në lidhje me chek up.
E kam kallëzuar 2 herë klëtë koncension, abuziv e korruptiv me pasoja të rënda për qytetarëty. E kam kallëzuar në PP, SPAK dhe 4 vite po e heton, jam në dispozicion të SPAK për të dhënë informacione të tjera, në lidhje me këtë koncension, që i kemi grumbulluar edhe nga komisioni hetimor, pavarësisht se komisioni hetimor u mbyll pa raport parlamentar.
Ndaj grupi i punës në PD po punon, dhe do e bëjmë publik me qëndrimet përkatëse dhe kallëzime në SPAK për një sërë ministrash e zv.ministrash apo punonjës të adminmistartës dhe ortakë të konensionarëve.
S’kam asgjë me paratë e fituara ndershëm nga biznesët e saj, po Vilma Nushi s’do gëzojë asnjë qindrakë me abuzimin e parave të shëndetësisë jo vetëm në buxhet, por edhe te qytetarët e bizneset e tyre.
Si vampire e korruopsionit ka marrë gjakun e pensionistëve, qytetarëve, adminsitratës për fitime galopante korruptuive. Ne do i shkojmë deri në fund.
Është model i paparë në asnjë vend të botës, 10 vite para për Vilma Nushin dhe me miratimin e Edi Ramës. Do jem personalisht në gjykatë, 26 shkurt séance e radhës, dhe do faktoj çdo deklaratë timen, çdo abuzim në lidhje me chek upp dhe duke i bërë publike edhe për median.
Me dokumente abuzimet, pagesën e qindra mijëra analizave të chek upp të pakryera. Do dëshmoj shkeljen e kontratës së firmosur nga Beqaj e Vilma Nushi'', tha Vokshi.
