Shehu: Fushata dhe zgjedhjet në Kosovë, demokratike! Konsolidim për rrugën e saj evropiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 17:23
Përmes një interviste në Ora News, deputeti demokrat Tritan Shehu tha se jo vetëm procesi sot është i qetë në Kosovë, por gjithë fushata ka qenë në normat e demokracisë.
Ai shtoi se sot Kosova është para një provimi, nuk është vetëm rezultati, por edhe cilësia e zgjedhjeve, që Kosova duket se po e kalon shumë.
Shehu: Jo vetëm procesi sot është i qetë, por gjithë fushata ka qenë në normat e demokracisë. Sot Kosova është para një provimi, nuk është vetëm rezultati, por edhe cilësia e zgjedhjeve, që Kosova duket se po e kalon shumë.
Ky është një konsolidim shumë i mirë për rrugën e saj evropiane. Besoj se një gjë e tillë do të vazhdojë deri në publikimin e rezultateve.

