Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë/ Voton kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 10:26
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar për zgjedhjet parlamentare në shkollën Faik Konica në Prishtinë.
Abdixhiku ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të votojnë për të vendosur për “fatin e tyre dhe të Republikës së Kosovës” për katër vjetët e ardhshëm.
Kandidatët e tjerë për kryeministër janë: Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Që të gjithë ata veçse kanë votuar./REL
