Kosova zgjedh Kryeministrin/ Kola: Ecuria ka qenë shumë e mirë, ka pasur vetëm një incident në Mitrovicë

Gazetarja, Denada Kola në një intervistë në Ora News u shpreh se votimi deri në këto momente në Kosovë ka qenë shumë e qetë.

Kola: Ecuria ka qenë shumë e mirë me incidente shumë të vogla përgjatë fushatës.

Ndërsa ditën e sotme situata ka qenë shumë e qetë përveç se një episodi sporadik në Mitrovicë.

Procesi ka shkuar normalisht, qytetarët presin në radhë për të votuar.

Në fushatë vëmendjen e ka marrë normalisht tubimi i Lëvizjes Vetvendosje.