Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon shifrat: Deri në orën 11:00 votuan 8.58% e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se dalja në zgjedhje deri në orën 11:00 është 8.58 për qind.

Pra, nga 1.970.944 votues të regjistruar, 169.032 prej tyre kanë votuar në katër orët e para të procesit të votimit.

Dalja është pak më e lartë sesa në zgjedhjet e kaluara të mbajtura më 2021, kur deri në orën 11:00 kishin votuar 8.90 për qind apo 145.650 qytetarë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë konferencës për media tha se procesi po shkon normalisht.

I pyetur nëse ka pasur probleme për hapjen e qendrave të votimit, Radoniqi tha se ka pasur disa probleme në qendrat e votimit me kusht, që kanë të bëjnë me llogaritë për ato qendra. Por tha se procesi është në rregull./REL