Zgjedhjet në Kosovë/ Gazetari Myzyraj: Nuk ka akuza për blerje votash, ja kur pritet të kemi daljen e rezultatit
Gazetari, Isa Myzyraj që po ndjek nga afër procesin e votimin në Kosovë në një intervistë në Ora News u shpreh se ditën e sotme rreth orës 23:00 pritet të bëhet i qartë rezultati i zgjedhjeve.
Myzyraj: Duke qenë se jemi në heshtje zgjedhore, partitë politike dhe kryetarët e tyre janë përmbajtur përsa i përket deklaratave politike, ndërkohë që i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve për të votuar.
Procesi zgjedhor në Kosovë është shumë më praktik dhe shumë më i qetë sesa në Shqipëri.
Çdo palë zgjedhje ne kemi akuza për ndërhyrje jo vetëm të grupeve kriminale por edhe të blerjes së votës nga partitë politike.
Kjo gjë në Kosovë është tërësisht e pamenduar.
Nuk ka akuza as për ndërhyrje të organizatave kriminale por as të blerjes së votës.
Rezultati i zgjedhjeve pritet që të bëhet i qartë mbrëmjen e sotme rreth orës 23:00 ku pritet të kemi një panoramë se kush i ka fituar zgjedhjet.
