Kosova zgjedh Kryeministrin/ Maliqi: Ka pasur vetëm disa incidente shumë të vogla
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 11:32
Gazetarja dhe analistja, Afërdita Maliqi në një intervistë në Ora News u shpreh se gjatë procesit të votimit në Kosova ka pasur vetëm disa incidente të vogla.
Maliqi: Në fakt procesi ka nisur mirë, ka nisur në të gjitha qendrat e votimit.
Ka pasur shumë pak qendra që nuk janë hapur në orën fiks, por nuk ka probleme në çështjen e votimit.
Ka disa incidente shumë të vogla por jo incidente që mund të pengojnë procesin e votimit.
Kosova ka një lloj tradite të organizimit të mirë të zgjedhjeve.
Besoj se edhe dita e sotme ka për të kaluar në vigjilje të atyre ditëve të mëhershme kur Kosova ka organizuar zgjedhjet dhe gjithmonë është vlerësuar si zgjedhjet më të mira dhe më të lira.
Ka një traditë edhe nga politikanët dhe qytetarët.
