Zgjedhjet për kryeministër/ Gazetari Myzyraj sjell nga Kosova të dhënat e fundit nga procesi i votimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 09:20
Gazetari i Ora News, Isa Myzyraj që po ndjek nga afër në Kosovë procesin e votimit në një intervistë në Ora News u shpreh se deri tani nuk janë raportuar incidente.
Myzyraj: Nga të dhënat e para nga KQZ mësohet se gjithçka ka nisur mirë që në orën 7:00 kur janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Kosovë ndërkohë që qytetarët i janë drejtuar kutive të votimit.
Deri në këto momente nuk janë raportuar incidente.
Gjithashtu edhe në Komunat Veriore të Kosovës janë hapur qendrat e votimit, ku qytetarët serbë i janë drejtuar qendrave të votimit për herë të parë pas vitit 2022 ku vendosën për të bojkotuar të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
Komuniteti serb ka shkuar i organizuar në votime.
