I shoqëruar nga familja, voton Ramush Haradinaj: Kosova ka nevojë për votën tuaj, na priftë e mbara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 09:34
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka votuar sot në zgjedhjet e Kosovës së bashku me familjen e tij.
Në një prononcim për mediat, ai i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë pasi vota ka vlerë vetëm në kuti.
Kosova u shpreh ai ka nevojë për votën tuaj.
“I bëj thirrje qytetarëve dilni të votoni, vota juaj ka vlerë vetëm në kuti.
Kosova ka nevojë për votën tuaj, na priftë e mbara dhe suksese së bashku”, tha Ramush Haradinaj, i cili bëri të ditur se dy fëmijët e tij votojnë për herë të parë.
