Interpoli kërkon ekstradimin e tij, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla shfaqet në takimin e Berishës në Romë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me Diasporën shqiptare në Romë, ku diskutoi për zgjedhjet e 11 majit dhe përfshirjen e emigrantëve në procesin e votimit.

Gjatë këtij takimi, vëmendje të veçantë tërhoqi prezenca e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili u ul në mes të sallës dhe ndoqi fjalimet.

Llalla u akuzua për abuzime ligjore, fshehje dhe mosdeklarim pasurie për disa prona pas lënies së detyrës si Prokuror i Përgjithshëm.

Ai u dënua me dy vite burgim për këto akuza. Interpol Tirana ka kërkuar ekstradimin e tij për të vuajtur dënimin, ndërkohë që Llalla ka pretenduar se ka aplikuar për azil në Itali.