Siguroi tri*olin që shpërtheu në banesën e Talo Çelës, Gjykata rrëzon kërkesën e Florenc Çekrezit
Florenc Çekrezi personi që ka marrë pjesë në hedhjen në erë të banesës së Talo Çelës i është drejtuar gjykatës së posacme kërkesë për tu liruar nga qelia.
I dënuari me 3 vite e 4 muaj burg për shkatërrim prone në këmbim të lirimit të tij ka vendosur një garanci pasurore gjë për të cilën ajo është rrezuar nga gjyqtaria e posacme Rudina Palloj.
Çekrezi, ka treguar në SPAK se ishte ai që i ka dhënë sasinë e tritolit Eljo Bitrit, i cili më pas së bashku me Nuredin Dumanin, Henrik Hoxhën dhe Skerdi Tasin, kanë shkatërruar banesën e Talo Celës dhe lokalin e Mustafa Subashit.
Sipas burimeve te gazetarit të Ora News Edison Vatnikaj, lëndën shpërthyese, Çekrezi e ka ka marrë pranë kompanisë së ndërtimit “Victoria Invest”, kompani në të cilën ai punonte si eskavatorist.
Arrestimi i Çekrezit ndodhi në 18 maj 2022 gjatë operacionit “Plumbi i artë”.
Emri i tij doli gjatë dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani, i cili ka treguar se lëndën shpërthyese në dy raste ja ka marë Eljo Bitrit, i cili e siguronte përmes një një kushëririt të tij, Florenc Çekrezi që punonte në një kompani ndërtimi.
Në tetor 2021 Florenc Çekrezi, i shpëtoi një atentati në Elbasan, ku gjatë një breshërie kallashnikovi, mbetën të vrarë Lulzim Bitri, vëllai i Eljo Bitrit dhe Ardjan Çollaku.
