Humbi je*ën pasi u rrëzua nga lartësia, arrestohet në Tiranë pronari i banesës ku po punonte 66-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 12:26
Ditën e djeshme, një 66-vjeçar humbi jetën tragjikisht në Tiranë pasi ra nga soleta e ndërtesës 4 katëshe.
Policia bëri me dije se viktima ishte duke punuar në soletën e banesës kur ka rënë nga lartësia.
Sot bëhet me dije se pranga është vënë pronari i banesës ku po punonte viktima.
I arrestuari është i identifikuar si 58-vjeçari me inicialet A.G.
Njoftimin e policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia,”
