VIDEO/ Opozita mbyll protestën, policia nis ekspertizën e fishekzjarreve te Kryeministria! Raportohet për 3 efektivë të dëmtuar

Protestuesit kanë hedhur shashka, tymuese dhe kapsolla në drejtim të godinës së Kryeministrisë sapo kreu i PD, Sali Berisha do mbante fjalën

Shashkat dhe kapsollat u hodhën në drejtim të efektivëve të policisë edhe në përfundim të fjalës së Berishës.

Flakadanët dhe shashkat janë larguar nga punonjësit e policisë të rreshtuar përpara godinës së Qeverisë ndërkohë që mediet e pranishme raportuan për tre efektivë të lënduar qē janë larguar menjëherë nga kolegët.

Sakaq me mbylljen e protestës kanë nisur dhe hetimet në sheshin para Kryeministrisë.