Çau gomat e makinës së një 32-vjeçare, e pëson 57-vjeçari në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 12:21
Një 57-vjeçar është proceduar penalisht pasi pasi dyshohet se ka çarë gomat e automjetit të shtetases me iniciale H. K., 32 vjeçe.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan në një akt të tillë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka çarë gomat e automjetit të shtetases H. K., 32 vjeçe.
