Teknologjia për mbrojtjen e natyrës/ Nxënësit e Bulqizës, zgjidhje inovative për pyjet e rrezikuara
Nxënësit e një shkollë në Bulqizë kanë propozuar një projekt inovativ për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe thatësirat, duke përdorur teknologji moderne.
Ky hap synon të ruajë mjedisin dhe të parandalojë dëmet në pyjet e rrezikuara.
Në një nismë frymëzuese, nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Shefqet Tanci” në Bulqizë kanë marrë pjesë në konkursin e Kodimit, duke sfiduar vetveten përmes një projekti inovativ që synon të mbrojë pyjet dhe jetën e tyre nga zjarret dhe thatësirat.
E veshur me veshjen tradicionale bulqizake, kjo nxënëse thotë se ështe shumë krenare që përfaqësonte jo vetëm shkollën e saj, por edhe qytetin e Bulqizës, ku ajo ka lindur dhe është rritur.
Një nga risitë e projektit të nxënësve është implementimi i një Koshi me sensor
Këta nxënës thonë se dëshirojnëqë ta prezantojnë projektin e tyre me shpresën se ai do të implementohet dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e pyjeve dhe natyrës.
Ky projekt është një shembull i shkëlqyer se si të rinjtë mund të përdorin dijen teknologjike për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme ekologjike, duke dëshmuar kështu angazhimin e tyre për një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për pyjet dhe ambientin.
