Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Laç, dy persona në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, në dalje të Urës së Milotit. Mësohet se janë përplasur dy automjete e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona me të cilëve një grua.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë, nga aksidenti është bllokuar për rreth 60 minuta aksi rrugor Lezhë-Laç.