Aksident në Durrës, makina përplaset me një motor, niset drejt spitalit i moshuari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2025, 16:58
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Një makinë është përplasur në rrethana ende të paqarta me një motor i cili po drejtohej nga një i moshuar.
Si pasojë e përplasjes i moshuari ka mbetur i plagosur dhe është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Raportohet se ai ka marrë dëmtime në kokë. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
