Porositë e Prodës! Nis mbikëqyrja e rreptë e akseve rrugore, shoferët shkelës nuk do të tolerohen

Për të garantuar sigurinë dhe ulur numrin e aksidenteve rrugore, autoritetet e Policisë së Shtetit kanë bërë thirrje për një luftë të ashpër ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Shoferët që kalojnë shpejtësinë e lejuar, bëjnë parakalime të rrezikshme, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, ose janë në gjendje të dehur, do të përballen me ndëshkime të rrepta dhe pa falje.

Në një intervistë për Ora News, specialisti i qarkullimit rrugor, Gerhard Baka, theksoi se shërbimet e policisë janë të angazhuara në terren për të monitoruar dhe parandaluar çdo shkelje që mund të rrezikojë jetën e qytetarëve.

Për më tepër, Baka tha se masat e tilla nuk janë të përqendruara vetëm në kryeqytet, por janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Qëllimi është që të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e respektimit të rregullave dhe të parandalohet çdo formë rreziku që mund të shkaktojë aksidente fatale.