Aksident në Durrës, lëndohet një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2025, 15:09
Një automjet ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me motor.
Menjëherë pas aksidentit, ai është dërguar me autoambulancë në urgjencën e spitalit dhe fatmirësisht bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht deklarohet se ka pësuar dëmtime të lehta në kokë. Kjo rrugë është bërë një pikë e zakonshme aksidentesh, ku dhjetëra incidente ndodhin në mënyrë të përsëritur.
