EMRAT/ Aksident në aksin “Peqin-Elbasan”, automjeti përfundon në oborrin e një banese, lëndohen tre persona

Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Bishqem, në aksin “Peqin-Elbasan”.

Mjetit tip “Benz” të drejtuar nga Ronaldo Shabani i është zënë rruga nga një tjetër automjet dhe për pasojë ka përfunduar në oborrin e një banese. Fatmirësisht përplasja nuk ka rrezikuar jetën e disa personave që kishin qenë aty pak minuta para aksidentit.

Kanë mbetur të plagosur Rexhino Shabani, Alim Shabani dhe Adriatik Shabani, të tre nga e njëjta familje. Të plagosurit fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për identifikimin e automjetit që i bllokoi rrugën makinës së drejtuar nga Ronaldo Shabani.