Pëson aksident në punë, humb jetën një punëtor në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2025, 13:37
Më datë 08.02.2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe ka rënë nga soleta punëtori rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
