VIDEO/ Nis edicioni i 3-të i programit “Ekipet Sportive në Shkolla”, Manastirliu: Mbi 12 mijë pjesëmarrës
Programi “Ekipet Sportive në Shkolla”, një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka nisur fazën e parë të ndeshjeve në edicionin e tij të tretë.
Aktiviteti i hapjes u zhvillua në ambientet sportive të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, një nga institucionet arsimore më moderne në kryeqytet.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se në këtë edicion marrin pjesë mbi 12 mijë nxënës të shkollave tona.

”Falë mbështetjes së qeverisë shqiptare të programit “Ekipet sportive në shkolla” edhe këtë vit kemi edicionin e 3-të të Kampionatit të ekipeve sportive me pjesëmarrjen e më shumë se 12 mijë fëmijëve dhe besoj se 2025-2026 do të na gjejë edhe me disiplina të reja. Jam e bindur se nga këta filiza këtu do të kemi kampionë në volejboll, basketboll por edhe në disiplina të tjera.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.
Në këtë edicion, faza përgatitore ka nisur në të gjitha shkollat pjesëmarrëse, ku ekipet kanë zhvilluar stërvitjet e tyre dhe sot u shpërndanë edhe uniformat e reja për pjesëmarrësit.
Mbështetja nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, KOKSH, trajnerët, koordinatorët, arbitrat dhe vullnetarët do të vazhdojë për të siguruar mbarëvajtjen e këtij edicioni dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve.
Në kuadër të këtij programi, u shpërndanë uniformat për ekipet e reja në shkolla që bëhen pjesë e këtij kampionati.

