''Sa herë më kujtojnë ty, kam një përvëlim'', Rama ironizon Bashën: Një omëlsinë kemi pasur. Nga të gjitha që tha Luli, vetëm tortën bëri

Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta sot edhe në lidhje me ish kreun e PD, Lulzim Basha, të cilin e quajti “ëmbëlsirë”.

“Do t’i bësh një tortë në Tiranë shqiptarëve që të duan?”, pyet një nga qytetarët.

“Lul Bashën kemi pasur omëlsinë, ndaj jo rastësisht tortën e bëri Lul Basha.

Nga të gjitha ato që tha vetëm një tortë ka bërë.

O Lul ku je se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji një përvëlim”, përgjigjet Rama.