Zuri vendin e të dënuarit nga GJKKO, ndryshohet sërish prefekti i Qarkut të Kukësit

Vetëm pak muaj nga zgjedhjet e 11 majit, qeveria bën ndryshime në radhët e prefekturave të vendit.

Kështu, Prefekti i Qarkut të Kukësit Agron Geca është shkarkuar pas 14 muajve në detyrë.

Në vendin e tij, qeveria ka emëruar Dritan Baji

Kujtojmë se Agron Gecës iu besua kjo detyrë më 12 dhjetor 2023, vetëm një javë pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi se Prefekti Granit Gjana ishte marrë në cilësinë e personit të pandehur për veprën penale "Shkelje e barazisë në tendera".

VENDIMI PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të   ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.