Fushatë deri në votën e fundit/ Shehi: Ne po i transferojmë sherret, problematikat dhe mënyrën sesi voton Shqipëria në Diasporë

Politika është me sytë nga Diaspora dhe emigrantët që regjistrohen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ku deri tani nga rreth 120 mijë kërkesa për të votuar, një pjesë e madhe prej tyre janë refuzuar.

Për të folur për këtë temë, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte Dashamir Shehi, kreu i LZHK.

"Kjo propagandë që po bëhet është e dëmshme për diasporën, në një farë mënyre. Unë jam prej atyre që kam shty për ligjin që të bëhet ligji që të votojë diaspora.

Kam paraqitur edhe dy ligje unë dhe në emër të shoqatave në Parlament që të votojnë. Edhe shyqyr që i'a mbërritëm që të votojë diaspora. Por, me idenë e mirë dhe dëshirën e mirë që diaspora do të votojë e lirë nga presioni dhe turbulencat e Shqipërisë.

Pse është më i lirë një emigrantë? Sepse nuk janë të varur nga administrata e Shqipërisë. Biznesi që bëjnë nuk trembet si biznesi këtu nga tatimorja, dogana, dhuna. E treta, nuk tremben nga grupet kriminale që shpeshherë kontrollojnë disa territore të caktuara e prodhojnë vota. E katërta, duke jetuar në një ambient më i lirë nga ana demokratike se Shqipëria, që të mëson pse votojnë këta njerëz, pse ka liri shtypi, pse ka institucione të pavarura, do të votojnë në mënyrë progresiste.

Ne po i transferojmë sherret, problematikën e Shqipërisë dhe mënyrën sesi voton Shqipëria, që do të thotë prap do të votojnë nën presionin se tani i marrin këto në telefona, qeveria që ka mundësi më të mëdha i çon edhe patronazhistët.

Unë do të bëja një aneks në ligj. Partitë Shqiptare të mos bëjnë propagandë jashtë Shqipërisë. Ti lejnë qytetarët e lirë", u shpreh Shehi.