Xhixho: PL dhe PD bashkë në front opozitar për të rrëzuar qeverinë, fitorja në 11 maj domosdoshmëri

Përmes një interviste në Ora News, zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se PD dhe PL janë bashkë në një front opozita për të rrëzuar qeverinë.

Xhixho: Partia e Lirisë është në front opozitar me PD-në. Kemi qenë bashkë në zgjedhjet lokale dhe padyshim që jemi në front opozitar kundër regjimit që na bashkon fitorja e opozitës në 11 maj, si një domosdoshmëri për vendin.

Ne kushtet ku jemi sepse jemi në autokraci, ku ka një keqqeverisje dhe rrënim ekonomik. Raporti i fundit i BB-së tha se jemi populli më i varfër dhe se ekonomia është e grupuar në një grusht njerëzish.

Kur kjo qeveri që është në një korrupsion galopant dhe afera të pafundme që ne i kemi denoncuar ashtu sikurse bëri edhe ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj për shumë afera që ne kemi kërkuar edhe komisioni parlamentare që janë hedhur poshtë nga mazhoranca ame forcën e kartonit.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DEPUTETEN ERISA XHIXHO