Teliti: Shqipëria në krizë, rritja ekonomike vetëm për të pasurit, varfëria thellohet

Koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti, reagon pas raportit të Bankës Botërore, që nxjerr në pah sipas tij përsëri faktin se vafëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare.

Teliti rendit gjithashtu edhe masat emergjente që PD do ndërmarrë menjëherë pas ardhjes në qeverisje.

Më poshtë statusi i Telitit:

???? SHQIPËRIA NË KRIZË: RRITJA EKONOMIKE VETËM PËR TË PASURIT, VARFËRIA THELLOHET.
Raporti i Bankës Botërore ka zbuluar përsëri të vërtetën e hidhur:
???? 1. Shqiptarët janë populli më i varfër.

???? 2. Pasuria përqëndrohet te një pakicë, ndërsa shumica e qytetarëve po zhyten varfëri dhe jetojnë në vështirësi të theksuar ekonomike.

✈️ 3. Emigrimi masiv dhe mungesa e vendeve të punës po rrënojnë të ardhmen e vendit!Qeveria hesht pasi është arkitekte e kësaj katastrofe ekonomike e sociale, ndërsa PD ka një zgjidhje konkrete:
✅ 1. Vendosim minimumin jetik prej 200€ – askush nuk duhet të jetojë në mjerim!
✅ 2. Rimbursojmë TVSH-në për mallrat bazë – qytetarët meritojnë çmime më të përballueshme!
✅ 3. Rrisim pagat dhe pensionet – është koha që shqiptarët të jetojnë me dinjitet!
✅ 4. Fuqizojmë sipërmarrjen dhe hapim vende të reja pune – ndalim varfërinë në rrënjë!
⏳ Mjaft me pasurimin e një grushti njerëzish! Shqipëria ka nevojë për drejtësi ekonomike dhe politika që i shërbejnë shumicës, jo oligarkëve! ????????
#EkonomiaEPara #LuftaKundërVarfërisë #DrejtësiPërShqiptarët