Celibashi: Partitë s’kanë sjellë emrat për anëtarë të KZAZ-ve, Kuvendi të miratojë buxhetin e partive
Në një bashkëbisedim me gazetarët Kreu i Komisionit Qendrir të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi renditi disa prej problemeve të hasura në këtë fazë të procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Celibashi bëri me dije se partitë politike nuk kanë sjellë ende në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ-ve
Ndërkaq, i i bëri thirrje Kuvendit të Shqipërisë të miratojë buxhetin e partive.
“I kemi kërkuar Kuvendit që sa më parë të martojë buxhetin për partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje.
Me siguri ky buxhet do tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës, pasi ky buxhet u është vënë në dispozicion në zgjedhjet e mëparshme shumë pak ditë para nisjes së fushatës ose në ndonjë rast edhe kur fushata kishte filluar”, tha Celibashi.

