Protesta e 8 shkurtit/ Balliu mbedhje në degën 6-të: Të protestojmë kundër korrupsionit të narkoqeverisë që noton në luks të shfrenuar

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka  zhvilluar mbledhje në degën 6-të, në kuadër të organizimit të protestës së datës 8 në ora 17:00.

Postimi i Balliut:

33000 euro shishen e verës ndërkohë , pensionistët 100 euro në muaj

Mbledhje në degën 6-të , në kuadër të organizimit të protestës së datës 8 në ora 17:00.

Të protestojmë kundër abuzimit dhe korrupsionit të narkoqeverisē që noton në luks të shfrenuar.

Ndërkohë që qytetarët janë varfëruar deri në pikën, sa po i lejnë familjet e tyre dhe po largohen në mërgim.

Të bashkohemi në protestë me daten 8 shkurt ora 17:00 kundër korrupsionit