Dokumentar për sulmet ndaj Berishës/ Strazimiri: Tani do ta marrë vesh edhe SHBA komplotin

Përmes një interviste në Ora News, anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri tha se Publiku amerikanë më në fund po sheh të vërteten lidhur me sulmet ndaj Berishës.

Ai shtoi se atë që nisën të bëjnë me Berishën në vendin tonë, ishte ajo që do të shërbente si provë gjenerale për atë që do të bëhej me Trumpin.

Strazimiri: Publiku amerikanë më në fund po sheh të vërtetën. Nuk do të ketë asgjë të re në dokumentarin e medies amerikane. Lajmi është që këto gjëra po i merr vesh administrata dhe publiku amerikan. Lajmi është që të gjithë shakatarët e historisë që do të tregohet në Washington Examiner ndëshkohen edhe në SHBA.

Prandaj duhet edhe një mirënjohje për Berishën që qëndroi edhe kur shumë e akuzonin për antiamerikanizëm. Por historia tregoi se anti amerikanë ishin ata që donin të ekzekutonin pa ligj miqtë e SHBA-ve. Figura më e afërt me Trumpin në kuptimin me goditjen që ka marrë, është Sali Berisha në Shqipëri. Ngjarjet janë shumë të ngjashme. Atë që nisën të bëjnë me Berishën, ishte ajo që do të shërbente si provë gjenerale për atë që do të bëhej me Trumpin.