Bardhi: Rama me qeverinë e tij larguan 1 mln shqiptarë, diaspora të votojë rrëzimin e regjimit
Silvi Bardhi, koordinatore politike e PD-së, Elbasan në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News tha se Vota e diasporës erdhi si pasojë e një katastrofe humanitare gjatë qeverisë së Ramës si ajo i largimit të shqiptarëve.
Bardhi: Vota e diasporës erdhi si pasojë e një katastrofe humanitare gjatë qeverisë së Ramës. 1 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi prej qeverisjes së tij. Flasim këtu për largim masiv të shtresë se së mesme dhe personave që kanë qenë profesionistë.
Janë larguar për shkak të mungesës së meritokracisë dhe së drejtës. Këta 1 milionë shqiptarë të larguar patjetër që kanë të drejtën të japin mendimin e tyre përmes votës. Kjo është një drejtë bazike për të vendosur për atë që ka ndodhur këto 12 vite me Ramën. Ne kërkojmë nga diaspora, te vendosin atë që e kanë diskutuar me familjen e tyre, të vendosin ndryshimin e regjimit.
