Ambasadori britanik takim me Altin Dumanin, rikonfirmon angazhimin e MB-së për mbështetjen e SPAK-ut
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbot u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Sipas njoftimi të ambasadës britanike, Aboot rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un.
Njoftimi i Ambasadës:
Ambasadori i Madhërisë së Tij në Shqipëri, Z. Nicholas Abbott, u takua me Z. Altin Dumani, Kreun e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un.
Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore.
Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë.
Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025.
