Ndarja nga jeta e Baba Hekuran Nikollarit, Shehu: Humbje e madhe për komunitetin bektashi

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Dervishit të Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari.

Në postim në rrjetet sociale, Shehu thekson se vdekja e Nikollarit është humbje për komunitetin bektashi.

“Komuniteti Bektashi humb Baba Hekuran Nikollarin! Ai dhe Teqeja e Alipostivanit ne Permet u be nje qender e rendesishme e Bektashizmit jo vetem per Qarkun e Gjirokastres. Por shume me gjere.

Duke transmtuar vlerat e medha te atij Komuniteti. Ngushellimet me te sinqerta te gjithe besimtareve bektashi. Te gjithe banoreve te atij Qarku, pavaresisht besimit te tyre fetar”, shprehet deputeti demokrat, Tritan Shehu.

Ndarja nga jeta e Baba Hekuran Nikollarit, Shehu: Humbje e madhe për