Berisha poston foton: Një përshëndetje të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2025, 11:16
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i cili mori pjesë në kongresin e partisë më të madhe gjermane, CDU, postoi sot një foto nga një takim me një zyrtar tjetër të lartë të kësaj partie.
Berisha postoi foton me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU, Carsten Linneman.
“Një përshëndetje të përzemërt miq, me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së, Dr. Carsten Linnemann,” shkruan Berisha.
Berisha u takua një ditë më parë gjatë kongresit me Merz.
