Mos e neglizhoni depresionin! Mjekët tregojnë shkaqet dhe rëndësinë e trajtimit
Nëse keni kohë që jeni në një gjendje shpirtërore e karakterizuar nga mërzi e thellë, që shpesh nuk përputhet me situatën sociale, duke e bërë atë shumë më të theksuar mund të jeni duke vuajtur nga depresioni.
Mjekja psikiatre Irena Thoma shpjegon se pacientët me depresion ndiejnë një mërzi të thellë, që është e ndryshme nga shqetësimet e zakonshme që lidhen me jetën e përditshme.
Sipas saj, mjekimi për depresionin nis nga një trajtim minimal dhe ecuria e tij varet nga gjendja e pacientit.
Sipas mjekes psikiatre pacientët nuk duhet të kenë frikë nga mjekimet dhe varësia e tyre pasi janë mjekët specialist që vendosin për ndërprerjen e medikamenteve.
Mjekja thekson rëndësinë e diagnozës dhe trajtimit të saktë, për të mundësuar një rikuperim të plotë dhe për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.
