Ishte duke transportuar qumësht/ Automjeti godet drejtuesin e biçikletës

Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të qytetit pranë gjimnazit Gjergj Pekmezi një mjet me targa greke ka përplasur një të moshuar që lëvizte me biçikletë duke e plagosur atë.

I moshuari që mësohet të jetë rreth të 70 ave e që ka qenë duke transportuar qumësht është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjeksorë.

Në vendngjarje mbërriti policia e cila po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Mësohet se i plagosur ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës në kohëb kur është goditur nga mjeti me targa greke.