Mashtronin të huajt përmes call center-ave, policia tjetër operacion në kryeqytet! Arrestohen 6 persona
Një tjetër rast i mashtrimit të shtetasve të huaj për investime në bursa fiktive u godit në Tiranë. Një bazë e kësaj veprimtarie të paligjshme ishte përshtatur një Call Center në rrugën “Dritan Hoxha” në Kryeqytet.
Kur agjentet e krimit ekonomik e financiar ndërhynë i kapën në kushtet e flagrancës duke mashtruar shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi.
Transferta në Bitcoin dhe portofole digjitale me qindra mijë euro, mbeten të hapura si prova të pakundërshtueshme të veprimtarisë së jashtëligjshme.
6 të rinj nga 22 deri në 30 vjeç u vunë në pranga, ndërsa një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë bëri me dije policia e Tiranës.
pajisjet kompjuterike në ambientin ku ushtrohej veprimtaria kriminale, celularë e mjeteve të tjera u sekuestruan si provë materiale.
Dy raste të tjera të mashtrimi me bursa fiktive përmes Call Center u goditën në Tiranë dhe Elbasan në ditët e fundit të muajit Janar
Në Kryeqytet, gjatë operacionit u arrestua administratori i Call Centerit dhe 13 operatorë u vunë në hetim. Në Elbasan u vunë në pranga 13 persona, ndërsa 5 do të hetohen në gjendje të lirë.
Rast të ngjashme kanë qenë të shumta përgjatë vitit 2024, ndërsa lulëzimi i fenomenit të mashtrimit të shtetasve të huaj, ka sjelle në Shqipëri përfaqësues të agjencive ligjzbatuese nga vende të BE, që kanë bashkëpunuar në hetime.
