Jo më makina nën “Euro 5”! Eksperti: Ndalimi i importit të mjeteve të vjetra ka dhënë rezultat

Ndalimi i importit të makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim, ka treguar rezultate pozitive. 

Për ekspertin rrugor Arben Luzi kjo masë ka reduktuar ndotjen së ajrit.

Sipas tij ky vendim është marrë për të parandaluar përdorimin e mjeteve të cilat lëshojnë më shumë emetim ndotës.

Me vendimin mjetet që po importohen duhet të përmbushin normën Euro 5, e cila është një standard për të ulur ndotjen dhe për të garantuar makina më të pastra dhe më efikase.

Për autoveturat e përdorura që përmbushin normën Euro 4, kushti është që ato të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.