Vlorë, aksident në rrugën Transballkanike, makina humb kontrollin përplaset me shtyllën e ndriçimit

Një aksident ka ndodhen mesditën e sotme në rrugën Transballkanike, e cila lidhet me autostradën Fier-Vlorë. Një automjet tip Benz ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.

Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Drejtuesi i mjetit është në gjendje të mirë.