Sfidë grupet e rralla të gjakut/ Mjekët: Ndërgjegjësimi për dhurim është domosdoshmëri

Mungesa e grupeve të rralla të gjakut mbetet një sfidë e vazhdueshme për sistemin shëndetësor duke e bërë dhurimin e gjakut një domosdoshmëri.

Mirela Spahiu, mjeke transfuziologe përballë këtij  shqetësimi thekson ndërgjegjësimin e dhuruesve si zgjidhje.

Njësia Lëvizëse e Dhurimit të Gjakut do të jetë e pranishme në të gjitha qytetet gjatë muajit shkurt, duke krijuar mundësi më të lehta për qytetarët që të kontribuojnë në këtë kauzë jetike.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga janari deri në dhjetor 2024, janë kryer 7,386 dhurime gjaku, një kontribut i jashtëzakonshëm që ka ndihmuar shumë pacientë në nevojë për transfuzion.

Megjithatë, pavarësisht këtyre rezultateve pozitive, plotësimi i grupeve të caktuara të gjakut vijon të mbetet një sfidë, ndërsa mjekët përsërisin thirrjen se kush dhuron gjak shpëton jetë.