VIDEO/ Rey Manajn nuk e mbajnë nervat me trajnerin e tij, del duke e sharë nga fusha e lojës

Ray Manaj nuk mundi ta mbyllte ndeshjen kundër Eyupspor në Superligën e Turqisë.

Ekipi i tij, Sivasspor humbi 1-0, ndërsa sulmuesi dhe kapiteni shqiptar doli nga fusha duke sharë trajnerin e tij.

Manaj njihet për temperamentin e tij të zjarrtë, që i ka shkaktuar jo pak probleme gjatë karrierës.

Por këtë herë, shpërthimi i tij nuk kishte si objektiv kundërshtarët, por vetë trajnerin e skuadrës së Sivasspor ku ai bën pjesë, Omer Erdogan.

Në minutat e fundit të sfidës ndaj Eyupspor, skuadra e Manajt mbeti me 9 lojtarë, pasi pa të ndëshkoheshin me të kuq nga një futbollist në secilën pjesë loje.

Trajneri Ergodan vendosi të largonte pikërisht sulmuesin shqiptar nga fusha dhe ky i fundit nuk e priti mirë vendimin.

Ai filloi t’i bënte me gjeste trajnerit duke i kërkuar llogari, ndërsa Erdogan vuri gishtin te buza duke e sinjalizuar që të pushonte e dilte nga loja.

Kjo bëri që Manaj të shpërthente në të shara në anglisht, duke mos kursyer një “Fu*k off” ndaj trajnerit të tij i cili po mundohej të përforconte mbrojtjen pasi shifrat ishin 0-0.