EMRI/ Shpërthimi i makinës në Shkodër, identifikohet pronari i mjetit! Zbardhet dëshmia e tij
Të tjera detaje janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse në një automjet në Shkodër.
Mësohet se pronari i mjetit është Alban Bushati. Ky i fundit ka deklaruar në polici se merret me tregtimin e fruta perimeve.
“Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët”, ka deklaruar ai në polici.
Blutë e Shkodrës thonë se më përpara ky shtetas është marrë me baste sportive dhe ka dyshime se kjo ngjarje mund të lidhet me bastet. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Policia Shkodër/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Partizani", Shkodër, në automjetin e shtetasit A. B., 37 vjeç, i parkuar në rrugën "Martin Camaj", është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

