Trashëgimia e Janullatos/ At Grigor Pelushi: Ishte ceremoni solemne, Ortodoksët humbën Atin e tyre të dashur
Kleriku, At Grigor Pelushi në një intervistë në Ora News u shpreh se ceremonia për lamtumirën e Kryepeshkopit Anastas Janullatos ishtë mjaft solemne dhe se Ortodoksët humbën Atin e tyre të dashur.
At Grigor Pelushi: Në fakt ceremonia e sotme ishte një ngjarje të themi jo vetëm Kombëtare që i përket vendit tonë por edhe më gjerë sepse Shqipëria sot nëpërmjet mediave u bë e njohur mbarëkombëtarisht.
Sepse të shumta ishin edhe mediat nga jashtë vendit të cilat jo vetëm ato kishtare që transmetuan edhe drejtpërsëdrejti edhe Shërbesën.
Sot Tirana u kthye në një qendër të rëndësishme të botës sepse prania e të gjithë Hiearkëve të lartë të Kishave Ortodokse por jo vetëm, sepse duhet të theksojmë se bashkë me Patriarkët siç ishte ai i Kostandinopojës apo Patriarku i Aleksandrisë, Patriarku i Bullgarisë dhe përfaqësues të të gjitha Kishave Ortodokse në të gjithë botën.
Gjithashtu ishte i pranishëm edhe një delegacion i ardhur nga Selia e Shenjtë në Vatikan.
Patjetër që kjo ishte një ceremoni mjaft solemne.
Ortodoksët humbën Hiearkun e tyre, humbën kryebariun e tyre. Humbën Atin e tyre të dashur.
