Zjarr në katin e dhjetë të një pallati në Lezhë, evakuohen banorët

Një zjarr ka përfshirë katin e fundit të një pallati 10-katësh në lagjen "Skënderbeg" të qytetit të Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët.

Flakët kanë përfshirë një apartament, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të vënë situatën nën kontroll.

Sipas raportimeve të para, ende nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të shuar zjarrin dhe për të përcaktuar shkaqet e tij.

Banorët e pallatit janë evakuuar si masë sigurie, ndërsa hetimet për ngjarjen janë në vijim.