Tronditet Shkodra! Ç'ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus”? Policia në vendgjarje

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Rus’ të këtij qyteti në orët e para të mëngjesit.

Nga raportimet e para mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Policia Shkodër/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Partizani", Shkodër, në automjetin e shtetasit A. B., 37 vjeç, i parkuar në rrugën "Martin Camaj", është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Tronditet Shkodra! Ç'ka ndodhur në orët e para të